Politike

SPAK merr 3 të pandehur për tenderat/ Alibeaj: U provua se PD tha të vërtetën. Ministria e drejtuar prej Olta Xhaçkës, bl

1 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
SPAK merr 3 të pandehur për tenderat/ Alibeaj: U provua se PD tha

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar, pasi SPAK, ditën e sotme, ka marrë si të pandehur, tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Alibeaj, tha se u provua denoncimi që bëri, Partia Demokratike, se Ministria e Mbrojtjes, ka abuzuar me tenderin e ushqimeve, për familjet në nevojë. 

Ai thotë ndër të tjera se SPAK e ka bërë në mënyrë të pjesshme detyrën, pasi hetimet duhet të shtrihen më gjerë.

POSTIMI I PLOTË: 

Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vertetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhetenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka. Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë. Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndeshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin. Vjedhja me prova në kohën me të veshtirë për shëiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim!

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Të pandehurit që u morën nga SPAK, janë zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkeleid abileaj spak enkeleid abileaj spak

Sondazh

Poll