Politike

Rama takon presidenten e KE, Ursula von Der Leyen: Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë

1 Mars 2021, 17:13 Nga DOSJA
Rama takon presidenten e KE, Ursula von Der Leyen: Ditë pozitive e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që ka bërë në Bruksel, është takuar edhe me presidenten e Këshillit Evropian, Ursula von Der Leyen. 

Në një postim, që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, teksa ka shpërndarë fotot, me zyrtarët që ka takuar, shprehet se ishte një ditë produktive për të gjithë. Ai ndër të tjera, shton se bëri shumë biseda me zyrtarë të lartë, të cilët kanë dhënë vlerësime shumë të mira për Shqipërinë. 

“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë.”– shkruan Rama. 

LAJMI KRYESOR: BRUKSEL/ Varhelyi: Zgjedhjet, vendimtare për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, s’ju kemi harruar. Borrell: Duhen kandidatë të pastër në lista! Rama: 20 persona, nën hetim për blerje votash

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ursula von der leyen edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll