Bota

Çekia shton masat izoluese, njerëzit do të lejohen të dalin vetëm për punë

1 Mars 2021, 15:28 Nga DOSJA
Çekia shton masat izoluese, njerëzit do të lejohen të

ÇEKI-Çekia ka shtuar masat e izolimit kundër Covid-19. Sipas TheGuardian, masat e reja përfshijnë kufizimin e njerëzve nëpër rajone, përveç udhëtimeve për punë.

Rreth 26,000 oficerë policie dhe 3,800 ushtarë, janë vendosur në gatishmëri për të siguruar zbatimin e masave, që do të zgjasin tre javë. Lajmi, është konfirmuar nga kryeministri Andrej Babis, i cili ndër të tjera tha se spitalet ishin të mbingarkuar me pacientë dhe gjendja sa vjen e bëhet me keq.

“Njerëzit nuk dëshironin të respektonin rregullat dhe kjo është arsyeja pse Covid-19 është këtu. Ndoshta kjo do të ndihmojë,”-ka thënë ai. 

Vendi me 10.7 milion banorë, ka shënuar nivelin më të lartë të infeksionit për banorë në botë gjatë javës së fundit, 11 herë më e lartë se Gjermania. Variantet e reja të virusit, si ai britanik, i janë shtuar valës së fundit.

Që prej fillimit të pandemisë në Çeki janë shënuar 1,240,051 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 20,469 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 114 milion raste të reja dhe gati 2.5 milion të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne bote covid-19 ne ceki koronavirusi ne bote covid-19 ne bote covid-19 ne ceki koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 14:45

 KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, ditën ...