Bota

Pas takimit me Kurtin, Ambasadori turk takohet presidenten në detyrë Vjosa Osmani, diskutojnë për marrëdhënien midis dy ve

1 Mars 2021, 15:51 Nga DOSJA
Pas takimit me Kurtin, Ambasadori turk takohet presidenten në detyrë

KOSOVË-Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ditën e sotme është takuar me ambasadorin e Turqisë, Cagri Sakar.

Sipas Gazeta Express, një një deklaratë për mediat të përfaqësuesve të presidencës është bëhet e ditur se në takimin e tyre nuk është përmendur vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por është diskutuar për bashkëpunimin midis dy vendeve. Po ashtu, Osmani ka falënderuar Turqinë për ndihmën që ka ofruar në periudhën e pandemisë.

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar. U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Sakar diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve. Presidentja në detyrë është shprehur falënderuese për ndihmën që shteti turk i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në fusha të ndryshme, e sidomos tash së fundmi përgjatë pandemisë. Ajo ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën”, thuhet tutje në komunikatën e Presidencës.

Gjithashtu, mësohet se ambasadori turk ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve, ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka kryesuar.

“Ambasadori Sakar ka uruar u.d. Presidenten për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori turk ditën e sotme ka zhvilluar një takim dhe me kreun e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, ku kanë diskutuar dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Në lidhje me këtë pjesë Kurti ka thënë se është e rëndësishme marrëdhënia diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit. Ndërsa, hapja e Ambasadës do të shqyrtohet.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem. Në lidhje me këtë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i shkroi Albin Kurtit duke i kërkuar rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Madje ai tha se shmangja e hapjes së saj do të ishte diçka më e dobishme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora   çagri sakar vjosa osmani   çagri sakar vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 14:45

 KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, ditën ...