Bota

Numërohen mbi 10 mijë fletëvotimi me kusht dhe të personave me aftësi të veçantë, kryeson LVV-ja me 4977 vota

1 Mars 2021, 14:55 Nga DOSJA
Numërohen mbi 10 mijë fletëvotimi me kusht dhe të personave

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar mbi 10,000 vota me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta. Sipas Gazeta Express, KQZ-së ka njoftuar se në rezultate kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 4977 vota, ndërsa pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 1838 vota.

Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1130 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1,069. Në total janë 31, 500 vota me kusht dhe 2,800 vota të personave me aftësi të kufizuara.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 14:45

 KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, ditën ...