Aktualitet

“Më duhet të pres 4 vjet për të bërë vaksinën”, të moshuarit shkodranë të zhgënjyer nga organizimi

1 Mars 2021, 12:07 Nga DOSJA
“Më duhet të pres 4 vjet për të bërë

SHKODËR– Në vendin tonë vijon fushata e vaksinimit për bluzat e bardha dhe të moshuarit mbi 90 vjeç. Shkodra është një ndër qarqet që duket se po krijohen paqartësi për mënyrën se si do të funksionojë fushata e vaksinimit për të moshuarit.

Gazetari Simon Shkreli këtë të hënë ka qenë në qendrën e ngritur për vaksinimin e të moshuarve në Shkodër, ku ato vetë i pohojnë se kanë orë të tëra që presin dhe nuk kanë asnjë përgjigje.

Një nga të moshuarit i cili është 86 vjeç i është komunikuar se dhe pse ai është njoftuar nga mjekja e familjes, nuk mund të vaksinohet pasi nuk i ka mbushur 90 vjeç.

“Doktoresha e lagjes na ka thënë, është hera e tretë që të premten se do të punohet dhe të dielën asnjë nuk kishte, sot më thanë se duhet të presësh dhe katër vjet. Unë nuk mundem me prit dhe katër vjet as këtu as në shpi, se unë 86 vjeç jam. Do iki në shpi e nuk do të vij me ato i kanë shit vaksinat”, është shprehur një i moshuar.

Ndër të tjera të moshuarit shprehen të zhgënjyer nga mënyra e organizimit, pasi sipas tyre dhe pse janë njoftuar që të paraqiten pranë pallatit të Sportit për të marrë dozën e parë të vaksinës, ato rrinë në pritje pa asnjë përgjigje.

“Ne presim dhe asnjë nuk na jep asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë, nëse s’ka mundësi sot ose çfarë kanë për të thënë të na e thonë”, ka thënë një tjetër pensionist.

Marrë nga Abcnews

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet të moshuarit shkodranë të zhgënjyer vaksinimi ne shkoder vaksinimi ne shqiperi të moshuarit shkodranë të zhgënjyer vaksinimi ne shkoder vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 11:21

TIRANË– 7 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra të...