Politike

Meta nga Durrësi: Me referendumin e 25 prillit, sovrani merr në dorë fatin e tij

1 Mars 2021, 16:11 Nga DOSJA
Meta nga Durrësi: Me referendumin e 25 prillit, sovrani merr në

DURRËS- Presidenti Meta, pas takimit që ka zhvilluar ditën e sotme me Shoqatën “Durrësi Autokton”, shprehet se zëri i qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë duhet të dëgjohet më fort se kurrë në referendumin historik të 25 prillit.

Në një postim, që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë foto gjatë takimit, shkruan se është tepër e rëndësishme, që organizatat e shoqërisë civile, të angazhohen për të nxitur një pjesëmarrje historike në këto zgjedhje. 

“Shumë i lumtur, që ditën e parë të pranverës ta filloja me një takim me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”, për të ndarë shumë ide të frytshme për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike, arkeologjike dhe kulturore të këtij qyteti, nga masakrat urbane dhe vendimet arbitrare të pakonsultuara me komunitetin. Zëri i qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë duhet dhe do të dëgjohet më fort se kurrë në referendumin historik të 25 prillit kur sovrani merr në dorë fatet dhe të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë për 100 vitet, që do të vijnë. Është tepër e rëndësishme, që organizatat e shoqërisë civile, të angazhohen për të nxitur një pjesëmarrje historike në këto zgjedhje, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e tyre dhe çelur sa më parë negociatat me Bashkimin Europian. Përmes zgjimit qytetar, pranvera do të vijë edhe më shpejt!”– shkruan Meta. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ne durres ilir meta ne durres

Sondazh

Poll