Politike

Gazment Bardhi me studentët në Elbasan: Largimi nuk është zgjidhja. Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin

1 Mars 2021, 16:08 Nga DOSJA
Gazment Bardhi me studentët në Elbasan: Largimi nuk është

ELBASAN– Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme, një takim me studentë të degëve të ndryshme. Studentët ngritën shqetësime të përbashkëta për vështirësinë e shkollimit me tarifat e larta, mungesën e shpresës për punësim apo projektim të së ardhmes.

Ndërkohë, Bardhi në fjalën e tij, u ka shpjegoi programin që PD, ka përgatitur për arsimimin, kur të vijë në pushtet.


“Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurtë drejt punësimit. Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të neserme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën. Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qendrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 24 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin.”- tha Gazment Bardhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll