Politike

Akuzat për tenderin e ushqimeve, SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes: Olta Xhaçka nuk është impl

1 Mars 2021, 15:41 Nga DOSJA
Akuzat për tenderin e ushqimeve, SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo lëvizje e SPAK, vjen pas denoncimit të Partisë Demokratike,  pasi kjo e fundit akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes, për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se, janë marrë të pandehur zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim në SPAK për Olta Xhaçkën dhe për kompaninë fituese të tenderit “EUROVIA”, me vlerë 1.5 milionë euro.  Sipas PD, MM i ka dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”, që sipas tyre deri para disa ditësh kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Xhaçka, këto akuza i quajti montime “alla Babale” dhe shtoi se procedura është e rregullt. Ndërkohë në një reagim edhe vetë kompania ka mohuar akuzat e hedhura nga opozita.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka partia demokratike spak tenderi i ushqimeve olta xhacka partia demokratike spak tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 13:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha dje se është i pakënaqur me Partinë Socialiste, por dhe me qeverinë e tij.Gjatë një aktiviteti ku prezantoi disa nga emra...

Politike 1 Mars 2021, 12:58

TIRANE- Parlamenti ka votuar pro zgjedhjes së aktorit Leka Bungo si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kanë qenë 77 deputetë ata që kanë votuar pro kandid...