Bota

Nuk funksiononte sistemi i ngrirjes në frigorifere, Japonia hedh poshtë mbi 1 mijë doza të vaksinës Pfizer/ BioNtech

1 Mars 2021, 14:18 Nga DOSJA
Nuk funksiononte sistemi i ngrirjes në frigorifere, Japonia hedh

JAPONI-Më shumë se 1.000 doza të vaksinës Pfizer/ BioNtech, janë prishur në Japoni. Sipas TheGuaridan, lajmi është konfirmuar nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se shkak për hedhjen poshtë të tyre është bërë mosfunksionimi i ngrirjes të frigoriferëve.

“Një institucion mjekësor raportoi se mosfunksionimi i ngrirësit kishte ndodhur gjatë fundjavës, duke i bërë të padobishme 172 shishka të vaksinës, ose 1,032 doza,”-thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Vaksina Pfizer / BioNTech duhet të ruhet në një temperaturë prej rreth minus 75 Celsius. Japonia u bë anëtari i fundit i Grupit të Shtatë vendeve udhëheqëse të industrializuara që filloi vaksinimin e saj kundër Covid-19 më 17 Shkurt. Deri më tani ka marrë tre dërgesa vaksine të zhvilluara nga Pfizer Inc dhe BioNTech, duke përfshirë rreth 1.4 milion doza.

Që prej fillimit të pandemisë në Japoni janë shënuar 431,740 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 7,860 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 114 milion raste të reja dhe gati 2.5 milion të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne japoni vaksinimi ne japoni

Sondazh

Poll