Bota

‘Mbretëresha nuk është Don Corleone’, ekspertët mbretërorë kundër pohimit të Winfrey se Megan Markle ka qenë e dety

1 Mars 2021, 14:05 Nga DOSJA
‘Mbretëresha nuk është Don Corleone’, ekspertët

SHBA- Gjatë ditës së djeshme u shfaq një klip gati 30 sec rreth intervistës së Princ Harry dhe bashkëshortes së tij, Megan Markle për Oprah Winfrey. Kjo e fundit dëgjohet ti thotë Markle se ajo është detyruar të heshtë gjatë preiudhës që ka jetuar në Buckingam Palace.

Pas transmetimit të kësaj video, që reklamoi intervistën e cila do të transmetohet më 7 Mars, të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë konsideruar këtë thënie si qesharake dhe një përshkrim jo i drejtë ndaj figurës së mbretëreshës Elizabet. Kjo ka ngjalllur reagime të shumta duke i quajtur këto thënie si qesharake dhe një përshkrim i padrejtë ndaj Mbretëreshën, thanë ekspertët mbretëror për DailyMail.

Sipas DailyMail, Oprah e pyeti Markle nëse ajo ishte detyruar që të qëndronte e heshtur nga familja mbretërore, ndërsa Princi Harry pretendon se ai shkoi në LA me familjen e tij sepse kishte frikë se historia mund të përsëritej pas vdekjes së nënës së ti, Princeshë Diana.

Oprah u premton shikuesve se do të ketë zbulime tronditëse dhe rrëfime të rralla por reale, të kompletuar me muzikë dramatike të lëshuar në internet nga CBS në SHBA. Transmetuesi gjithashtu zbuloi se emisioni është zgjatur nga 90 minuta në një speciale dy-orëshe që do të shikohet nga dhjetëra miliona njerëz në botë.

Robert Jobson, një biograf i Princit Charles dhe Dukës së Edinburgut, tha se klipi ishte e mbushur me marrëzi melodramatike.

Ai tha: ‘Mbretëresha dhe Familja Mbretërore nuk janë familja Corleone e Windsor. Nuk ka burra të goditur ose gra që detyrohen të heshtin. Meghan, derisa ishte në familjen mbretërore, ishte gjithmonë e mbrojtur nga një ekip oficerësh të Scotland Yard. Fatmirësisht, ajo kurrë nuk ishte në rrezik fizikisht dhe Harry e di këtë. Të flasësh për të heshtje të detyruar është thjesht qesharake.”

Një tjetër kritik shkroi me sarkazëm në Twitter: ‘Ka qenë kaq e pabesueshme që të zhvendoseshin në shtëpinë prej 11 milion dollarësh, duke nënshkruar marrëveshje me shuma të mëdha me Netflix dhe Spotify. Nëse doni një jetë të qetë, shkoni dhe krijojeni një të tillë.”

Tashmë ekziston një tension midis Harry dhe familjes së tij pasi intervista e tyre e konsideruar ‘tmerrësisht e parespektueshme’ ndaj Mbretëreshës pasi ajo u mori të gjitha asetet dhe privilegjet, pas largimit të tyre nga obligimet mbretërore.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota megan markle oprah winfrey megan markle oprah winfrey

Sondazh

Poll