Bota

Bilanci në Kosovë/ Rritet numri i vdekjeve, brenda orëve të fundit ndërrojnë jetë 9 persona, shënohen pozitiv 467 të tj

1 Mars 2021, 14:27 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ Rritet numri i vdekjeve, brenda orëve të

PRISHTINË- Kosova ka shënuar një numër të lartë vdekjesh krahasuar me disa ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 467 persona.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 69.694 persona dhe kanë ndërruar jetë 1,608 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora covid-19 ne kosove koronavirusi ne kosove covid-19 ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll