Bota

Princ Filip transferohet në spitalin St Bartholomew, do të ekzaminohet për një problem kardiak që ka patur në të shkuarë

1 Mars 2021, 13:03 Nga DOSJA
Princ Filip transferohet në spitalin St Bartholomew, do të ekzaminohet

BRITANI– Duka i Edinburgut u transferua sot me ambulancë në Spitalin St Bartholomew në Londër për kontrolle të mëtejshme për problemet kardiake që ka patur në të kaluarën, pas një qëndrimi dy-javor në Spitalin King Edward VII.

Princi Philip, 99 vjeç, kaloi 14 ditë në Spitalin King Edward VII në Londër pasi ishte pranuar fillimisht për disa ditë më 16 Shkurt si masë paraprake pasi ishte ndjerë keq.

Sipas DailyMail, një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha sot: ‘Duka i Edinburgut u transferua sot nga Spitali i Mbretit Edward VII në Spitalin St Bartholomew ku mjekët do të vazhdojnë ta trajtojnë atë për një infeksion, si dhe të ndërmarrin kontrollet e nevojshme për një problem të mëparshmëm të zemrës. Duka mbetet i qetë dhe po i përgjigjet trajtimit por pritet të qëndrojë në spital të paktën deri në fund të javës. ‘

Një furgon policie bllokoi rrugën dytësore të spitalit privat në Rrugën Beaumont në Marylebone, dhe gjithashtu kishte një prani të madhe të policisë duke siguruar që rruga të ishte e pastër dhe pa trafik.

Si Princ Filip ashtu edhe Mbretëresha Elizabet kanë marrë vaksinën e Covid-19 dhe infeksioni i tij nuk ka të bëjë me koronavirusin. Më 20 shkurt, Princi Charles bëri një udhëtim vajtje-ardhje 200 milje nga shtëpia e tij në Highgrove në Gloucestershire për ta vizituar të atin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota princ filip princi charles princ filip princi charles

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 11:43

SHBA– Një moment i veçantë është pikasur nga përdoruesit e mediave sociale gjatë fjalimit të presidentitb të SHBA-ve, Joe Biden i ka habitur të gji...