Bota

Vizita e Lajçakut në Kosovë/Nënkryetari i LS-së, Simiçi: Pres që t’i kujtojë Prishtinës të marrë përgjegjësi për

1 Mars 2021, 13:01 Nga DOSJA
Vizita e Lajçakut në Kosovë/Nënkryetari i LS-së,

KOSOVË-Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka thënë se pret që i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak t’i kujtojë Kosovës disa nga detyrimet që janë nënshkruar në Bruksel, të cilat nuk janë përmbushur deri më sot.

Më konkretisht, Simiç ka thënë se pret që pret që Bashkimi Evropian të marri përgjegjësi që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk është krijuar për gati tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes. Sipas tij ai,  Lajçaku duhet t’i kujtojë Prishtinës detyrimet që ata morën përsipër duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit.

“Së bashku me Prishtinën, Bashkimi Evropian ka pjesën e tij të përgjegjësisë për faktin se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është krijuar për gati tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes. Unë pres nga vizita e Lajçak t’ia kujtojë Prishtinës detyrimet që ata morën përsipër duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, të cilat ende nuk janë përmbushur sot. Së pari, dua të them formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Simiç.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor. Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tre ditë duke filluar nga dita e sotme. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

Ndërkohë vizita e tij në Kosovë, vjen në një kohë tensioni, pas shfaqes së hartës në një nga intervistat e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Kjo ngjarje është bërë publike në datën 22 shkurt, ku i dërguari për Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, në një intervistë për “European Western Balkans”, duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, në zyrë prapa krahëve të tij është vënë re dhe harta, e cila ka sjellë dhe shumë reagime.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi lajcak vizite tre ditore ne kosove dialogu kosove-serbi lajcak vizite tre ditore ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 11:43

SHBA– Një moment i veçantë është pikasur nga përdoruesit e mediave sociale gjatë fjalimit të presidentitb të SHBA-ve, Joe Biden i ka habitur të gji...