Bota

Tubimet gjatë fushatës/ Drejtori i Inspektimit, Tahiri: Gjobat për shkeljen e masave anti-Covdi nga partitë nuk janë paguar

1 Mars 2021, 12:45 Nga DOSJA
Tubimet gjatë fushatës/ Drejtori i Inspektimit, Tahiri: Gjobat

KOSOVË-Partitë politike në Kosovë, janë përballur me gjoba, pasi gjatë fushatës kanë shkelur rregullat anti-Covid.  Ndërkohë, sipas Gazeta Express, drejtoi i  Inspektimit, Adonis Tahiri ka treguar se asnjë nga 20 gjobat e vendosura për partitë politike nuk është paguar nga ata.

“ Janë shqiptuar 20 gjoba. 7 për Vetëvendosjen, 5 për LDK-në, 3 për AAK-në, 1 për Nismën dhe 1 për AKR-në. Deri tash, asnjëri subjekt nuk ka sjell dëshminë e fletpagesës,“-ka thënë Tahiri.

Po ashtu, ai ka shpjeguar se afati për të paguar këto gjoba është 2 javë.

Afatet janë të paraqitura në ligjin për kundërvajtje dhe pas kalimit të afatit varësisht nga data e gjobës procedohen tek përmbaruesi,”-ka shtuar ai. 

Partitë janë gjobitur nga 2 mijë euro secila dhe i kanë borxh në total komunës 40 mijë euro.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adonis tahiri zgjedhjet ne kosove adonis tahiri zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 11:43

SHBA– Një moment i veçantë është pikasur nga përdoruesit e mediave sociale gjatë fjalimit të presidentitb të SHBA-ve, Joe Biden i ka habitur të gji...