“Sill vajzën ose do t’ju vras”, si përndiqej dhe kërcënohej në kohë karantine 18-vjeçarja. I akuzuari: Ishim të li
TIRANË- Një 30-vjeçar është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u denoncua nga ish-e dashura e tij për përndjekje.
Nga shqyrtimi gjyqësor, shtetasi E.K., është gjetur fajtor mbi akuzën e ngritur nga organi i akuzës. Ndërkohë, ai ka apeluar në Gjykatën e Apelit masën e dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë.
Ngjarja për të cilën akuzohet 30-vjeçari, ka ndodhur në muajin prill të vitit 2020, kohë kur edhe të gjithë shtetasit shqiptarë ndodheshin në karantinë për shkak të pandemisë COVID-19.
KALLËZIMI NË POLICI
Në Komisariatin e Policisë Nr.6. Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja L. S., e cila ka denoncuar se: Prej pesë muajsh ka qenë e lidhur me shtetasin E. K. Më datë 10.04.2020, kur ajo ka dalë nga banesa për të rregulluar telefonin, ka takuar këtë të fundit, i cili e ka pyetur “se përse nuk ia hapte telefonin”.
Më pas, ata kanë shkuar në shtëpinë e tij për të marrë një aparat tjetër celular, sepse ai ka pretenduar se nuk mund të rrinte pa folur me të. Rreth orës 17:00 të kësaj date, ai ka shkuar në banesën e 18-vjeçares dhe i ka dalë babai i saj, të cilit i ka thënë: “Sill vajzën ose do ju vras”.
Babai i saj, i ka thënë atij të rrinte larg tyre. Më datë 11.04.2010, rreth orës 09:00 ai është futur në banesën e vajzës pa dijeninë e saj dhe i ka kërkuar të dilnin për të folur së bashku. Ndërkohë, ai ka pasur një thikë në dorë dhe e ka kërcënuar se do të vriste veten para saj. Më pas, ka ardhur gjyshja e saj dhe ai ka dalë jashtë, por është futur sërish brenda, e ka tërhequr L., prej krahu, me qëllim ta nxirrte jashtë. L. S., ka shtuar se nuk do të ketë më lidhje me të, por ai e kërcënon me jetë.
DËSHMIA E GJYSHES SË VAJZËS
Në vendin e gjykatës të siguruar nga gazeta “Panorama”, thuhet se shtetasja R. S., ka shpjeguar për grupin hetimor se është në dijeni se mbesa e saj kishte lidhje me shtetasin E. K., dhe kërkonte të ndahej prej tij, por ai nuk pranonte. Në lidhje me ngjarjen e datës 11.04.2020, ajo deklaron se kur është futur në banesë ka gjetur aty shtetasin E. K., i cili i kërkonte Ledjanës që të shkonte me të, por duke qenë se ajo nuk pranonte, ai e ka tërhequr atë prej krahu, duke pasur edhe një thikë në dorë. Ajo i ka bërtitur vazhdimisht E, por ai e ka kërcënuar me thikë. Më pas, ka ndërhyrë shtetasi S. S., i cili ka lajmëruar Policinë.
I PANDEHURI
Po ashtu, gjatë shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri E.K., është shprehur se ka qenë i lidhur me kallëzuesen prej shtatë muajsh dhe kanë menduar të fejohen, por babai i saj nuk ka qenë dakord. Ai ka shpjeguar se shpesh L, shkonte në shtëpinë e tij, por më datë 10.04.2020, ai e ka marrë në telefon dhe ajo nuk i është përgjigjur.
Pas disa thirrjeve, nga telefoni i saj i është përgjigjur një burrë, i cili e ka fyer dhe ofenduar. Më pas, ai ka shkuar në banesën e L., për t’u sqaruar. E., pretendon se ata nuk kanë debatuar apo të jenë konfliktuar, por në një moment L., ka lajmëruar të atin, duke i thënë se Erjoni kishte ardhur sërish në banesë dhe më pas është njoftuar Policia.
Ai shpjegon se ka pasur një thikë me vete që e kish marrë në shtëpinë e tij, por nuk e ka nxjerrë atë nga xhepi. Në lidhje me këtë çështje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika dhe është vendosur kryerja e ekspertimit teknik në lidhje me të, si edhe e ekspertimit mjeko-ligjor në lidhje me të dëmtuarën.
Marrë nga Panorama
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati
Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmbysi raportet negative të institucioneve ndihmëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.Komisoni ...
E rëndë në Fier! Babai aksidenton vajzën 3-vjeçare në oborrin e shtëpisë, e mitura dërgohet menjëherë në spital
FIER– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çerven në Fier. Babai ka aksidentuar me mjetin tip zetor vajzën e tij 3-vjeçare. E ...
Mjeku nga Elbasani ndërroi jetë pak ditë më parë, humb jetën nga COVID-19 dhe bashkëshortja, mesazhi PREKËS i djalit: Nu
ELBASAN– Ditën e djeshme ka ndërruar jetë nga COVID-19 bashkëshotrja e neuropsikiatrit të Elbasanit, Hyqmet Shqerra, pa kaluar ende tre javë nga vdekja e ...
Rama ndan pamjet nga vaksinimi i të moshuarve në ‘Air Albania’, kryeministri: Në mbrëmje vijnë 15 mijë doza të ‘Pfi
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ‘Facebook’ pamje nga vaksinimi i të moshuarve në ‘Air Albania’. Rama shkruan se në mbrëmje do të vijnë dhe 15 mijë...
Aksidenti në aksin Vlorë- Levan/ Ndërron jetë edhe një 20-vjeçar, bien në pranga dy shoferët, njëri prej tyre i dehur
VLORË– Është rënduar bilanci i aksidentit të djeshëm në aksin Vlorë-Levan, pasi ka ndërruar jetë edhe një 20-vjeçar.Në spital ka humbur jetën F...
Digjet “Fiati” në Xhafzotaj, policia jep detajet: Dyshohet të ketë qenë një defekt teknik
DURRËS– Një automjet tip “Fiat” ka marrë flakë ditën e sotme në Xhafzotaj të Durrësit.Sipas policisë, automjeti ishte në pronësi të një 44-vjeçari, ...
Furgoni i bardhë e priste pas vrasjes, momenti kur Eftimiu largohet i qetë pasi ekzekutoi Devi Kasmin
TIRANË– Video e momentit kur greku, Efimi Eftimius largohet nga vendgjarja pas vrasjes së Devi Kasmit është bërë publike. ‘Syri.net’ ka publikuar momentin ...
SPAK mbyll hetimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka: Mori 6 mijë euro për të liruar nga burgu të arrestuarin për trafik kland
TIRANE- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen në ngarkim të gjyqtares Mimoza Margjeka dhe ba...
Vrasja e Devi Kasmit në 2018-tën, gjykata lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimio Eftimiu
TIRANË– Greku Eftimio Eftimiu është dënuar përfundimisht me vendim të formës së prerë me burgim të përjetshëm.Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Kor...