Aktualitet

Furgoni i bardhë e priste pas vrasjes, momenti kur Eftimiu largohet i qetë pasi ekzekutoi Devi Kasmin

1 Mars 2021, 09:49 Nga DOSJA
Furgoni i bardhë e priste pas vrasjes, momenti kur Eftimiu largohet i

TIRANË– Video e momentit kur greku, Efimi Eftimius largohet nga vendgjarja pas vrasjes së Devi Kasmit është bërë publike. ‘Syri.net’ ka publikuar momentin ku Eftimius shihet që largohet nga vendngjarja me furgonin e përdorur për vrasje.

Efthimiou, i cili luajti rolin e ekzekutorit në vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në 29 janar të vitit 2018 është dënuar ditën e sotme me burgim të përjetshëm.  Mësohet se dënimi është dhënë sot nga trupa gjykuese, gjatë seancës së mbajtur në GJKKO. Ndërsa, Elton Halipaj, bashkëpunëtori i tij në krim, u dënua me 33 vite burg.

SI NDODHI VRASJA?

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, shtinë mbi 41-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Identifikimi i Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Porositës i vrasjes dyshohet se është Aurel Hoxhallari. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale Hoxhallari ka paguar për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet devi kasmi eftimiu eftimius devi kasmi eftimiu eftimius

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 08:21

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Behar Sofisë. Sipas tij, autori i ngjarjes përdori biçikletë pas kry...