Aktualitet

Aksidenti në aksin Vlorë- Levan/ Ndërron jetë edhe një 20-vjeçar, bien në pranga dy shoferët, njëri prej tyre i dehur

1 Mars 2021, 10:20 Nga DOSJA
Aksidenti në aksin Vlorë- Levan/ Ndërron jetë edhe një

VLORË– Është rënduar bilanci i aksidentit të djeshëm në aksin Vlorë-Levan, pasi ka ndërruar jetë edhe një 20-vjeçar.

Në spital ka humbur jetën Flori Duraj, ndërkohë që dje në vendin e ngjarjes gjeti vdekjen e menjëhershme 18-vjeçari Ermir Tare.

Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin, i cili ka qenë duke udhëtuar në gjendje të dehur.

Tre të rinjtë e tjerë ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenit ne aksin vlore-levan nderron jete 20 vjecari aksidenit ne aksin vlore-levan nderron jete 20 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 08:21

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Behar Sofisë. Sipas tij, autori i ngjarjes përdori biçikletë pas kry...