Aktualitet

1 Mars 2021, 11:21 Nga DOSJA

TIRANË– 7 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar një 22-vjeçae pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Po ashtu, është arrestuar një 21- vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike). Një 38 vjeçar ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Dy të tjerë janë arrestuar për shkak të shkeljes së Kodit Rrugor, ndërsa tre persona janë shpallur në kërkim

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. Zh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 19 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-E. A., 26 vjeç dhe A. Rr., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-A. I., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

—-

Më datë 28.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasve R. H., 20 vjeç dhe R. L., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. Zh., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë.

motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), shtetasin M. M., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona në tiranë arrestohen 7 persona në tiranë

Sondazh

Poll