Aktualitet

SPAK mbyll hetimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka: Mori 6 mijë euro për të liruar nga burgu të arrestuarin për trafik kland

1 Mars 2021, 09:42 Nga DOSJA
SPAK mbyll hetimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka: Mori 6 mijë euro

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen në ngarkim të gjyqtares Mimoza Margjeka dhe bashkëshortit të saj, Arben Cara. Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, për ti nxjerrë nga burgu.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 26.02.2021 ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.186/2020, në ngarkim të pandehurve: Mimoza Margjeka dhe Arben Cara, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

Si u zbulua dhe arrestua gjyqtarja Margjeka?

Hetimi i SPAK nisi pas disa informacioneve se personat e larpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin organizuar lirimin nga qelia të vëllait të Nejton Balit, Orionin, i cili ishte arrestuar në korrik 2020 për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Mimoza Margjeka, e komanduar si ish-gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua në shtator të 2020  bashkë me të shoqin, Arben Cara. I arrestuari Orion Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mimoza margjeka mimoza margjeka

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 08:21

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Behar Sofisë. Sipas tij, autori i ngjarjes përdori biçikletë pas kry...