Aktualitet

Digjet “Fiati” në Xhafzotaj, policia jep detajet: Dyshohet të ketë qenë një defekt teknik

1 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
Digjet “Fiati” në Xhafzotaj, policia jep detajet: Dyshohet

DURRËS– Një automjet tip “Fiat” ka marrë flakë ditën e sotme në Xhafzotaj të Durrësit.

Sipas policisë, automjeti ishte në pronësi të një 44-vjeçari, banues në Shijak. Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, gjë që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2021, në orën 09:10, në Xhafzotaj, dyshohet si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne durres digjet makina ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Mars 2021, 08:21

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Behar Sofisë. Sipas tij, autori i ngjarjes përdori biçikletë pas kry...