Bota

Sulmi kibernetik në Kosovë, Ministria e Financave tregon dëmet që pësoi

28 Shkurt 2021, 17:39 Nga DOSJA
Sulmi kibernetik në Kosovë, Ministria e Financave tregon dëmet

KOSOVË- Ministria e Financave ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për shtyp për sulmin kibernetik që ndodhi. Gjatë deklaratës u tha se synimi i sulmit ishte Sistemi Informativ i Tatimit të Pronës. Deri tani edhe nuk dihet se cilët janë autorët e ngjarjes ndërsa Ministria tha se nga sulmi nuk ka ndodhur asnjë cënim i sigurisë në Sistemin Informativ.

Deklarata e plotë:

Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë. Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë. Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.

Lajmi për sulmin në Ministrinë e Financave u konfirmua fillimisht nga Ministri në detyrë e Financave, Agim Krasniqi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ministria e financave sulmi kibernetik ne ministrine e financave ministria e financave sulmi kibernetik ne ministrine e financave

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2021, 15:16

Europa ime: Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

Logjika e lockdown-it na mbështjell në një rrjet ndjenjash fajësie, ikje nga e vërteta dhe besimesh iluzore, mendon Stanisław Strasburger.“Në gjendjen e p...