Bota

“Ngacmim seksual të femrave”/ Biden mbështet pretendimet e zyrtareve kundër Guvernatorit të New York-ut

28 Shkurt 2021, 17:27 Nga DOSJA
“Ngacmim seksual të femrave”/ Biden mbështet pretendimet e

SHBA- Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki deklaroi se Presidenti Joe Biden mbështet të gjithë pretendimet e dy zyrtareve që akuzuan Guvernatorin e New York-ut, Andrew Cuomo për ngacmim seksual. Buissnesinsider shkruan se Psaki gjatë një deklaratë për shtyp, Psakti tha se Biden beson se çdo grua duhet që të dëgjohet dhe të trajtohet me dinjitet dhe respekt. Ajo tha se të gjitha këto akuza do të rishikohen.

“Presidenti Biden ka qenë i qëndrueshëm se ai beson se çdo grua duhet të dëgjohet, duhet të trajtohet me respekt dhe me dinjitet. Charlotte duhet të trajtohet me respekt dhe dinjitet, ashtu edhe Lindsey. Duhet të ketë një rishikim të pavarur duke parë këto akuza, dhe kjo është sigurisht diçka që ai e mbështet dhe ne besojmë se duhet të shkojë përpara sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Psaki.

Guvernatori Cuomo akuzohet nga Lindsey Boylann dhe Charlotte Bennett për ngacmime seksuale. Vetë Guvernatori i ka mohuar këto akuza, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Demokratike në SHBA, Jerry Nadler, Alexandria Ocasio-Cortez, Antonio Delgado dhe Kathleen Rice kanë bërë thirrje p[ër një hetim të pavarur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew cuomo jen psaki joe biden andrew cuomo jen psaki joe biden

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2021, 15:16

Europa ime: Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

Logjika e lockdown-it na mbështjell në një rrjet ndjenjash fajësie, ikje nga e vërteta dhe besimesh iluzore, mendon Stanisław Strasburger.“Në gjendjen e p...