Sport

Shi golash në Gjermani, nuk falin Bayern dhe Borusia

27 Shkurt 2021, 20:50 Nga DOSJA
Shi golash në Gjermani, nuk falin Bayern dhe Borusia

GJERMANI – Dy rezultate negative radhazi në Bundesliga, pikërisht barazimi ndaj Arminia Bielefeld në shtëpi dhe disfata ndaj Eintraht Frankfurt në transfertë ishin shumë për Bayern Mynih që u rikthye te suksesi në javën e 23-të dhe e bëri këtë me goleadë.

Bayerni triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Këln në “Allianz Arena” në një ndeshje të dominuar që nga fillimi nga bavarezët. Choupo-Moting sulmuesi i ardhur verën e kaluar nga PSG kaloi në epërsi skuadrën e Hansi Flik që në minutën e 18-të. Në të 33-tën erdhi edhe rrjeta e të përhershmit Robert Levandovski, i cili i çoi shifrat në 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që reagimi i Këln, ku titullar ishte edhe mesfushori shqiptar Rexhbecaj, erdhi me Skhiri në minutën e 49-të. Gjithsesi Levandovski riktheu sërish qetësinë me golin e dytë personal dhe të 28-tin në këtë sezon të Bundesligas, duke e çuar në 3-1 rezultatin në favor të Bayernit.

Për ta bërë më të bukur këtë fitore të bavarezëve mendoi Serge Gnabry, që në 10 minutat e fundit të ndeshjes realizoi dy herë për fitoren finale të Bayernit me rezultatin 5-1. Me këtë sukses kampionët e Gjermanisë u ngjitën në kuotën e 52 pikëve, teksa kryesojnë të vetëm Bundesligan pas 23 javësh.

Fitore e thellë edhe për Dortmund. Verdhezinjtë triumfuan 3-0 në shtëpi kundër Arminia Bielefeld. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa vendasit nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë. Mahmoud Dahoud, Jadon Sancho dhe Reinier, ishin autorët e golave për Dortmundin.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 20:27

Nuk ndalet Lajpcig, bën mrekullinë ndaj Borusias

GJERMANI – Një nga përballjet më të forta të kësaj jave të 23-të të Bundesligës mes Lajpcig-M’Gladbah, përfundoi me shifrat 3-2. Ekipi udhëtues e nisi në ...

Sport 27 Shkurt 2021, 20:18

Pandemia ndryshon planin e kombëtares kuqezi

TIRANE – Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futsalit 2022, Grupi 1, do të luhet në Tiranë më...

Sport 27 Shkurt 2021, 21:08

Muçi “harron” Tiranën, debuton me Legian

POLONI – Ernest Muçi realizoi sot debutimin me Legia Varshavën në kampionatin polak. Sulmuesi i Shpresave u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë të sfi...