Sport

Nuk ndalet Lajpcig, bën mrekullinë ndaj Borusias

27 Shkurt 2021, 20:27 Nga DOSJA
Nuk ndalet Lajpcig, bën mrekullinë ndaj Borusias

GJERMANI – Një nga përballjet më të forta të kësaj jave të 23-të të Bundesligës mes Lajpcig-M’Gladbah, përfundoi me shifrat 3-2. Ekipi udhëtues e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen, ndërsa djemtë e Julian Nagelsmann reaguan në fraksionin e dytë, dominuan kundërshtarin realizuan një përmbysje të çmendur.

Jonas Hofmann ktheu në gol një penallti në minutën e 6-të dhe M’Gladbah në avantazh. Miqtë nuk u ndalën dhe e panë veten në avantazh të dyfishtë në minutën e 19-të. Markus Thuram realizoi me kokë, duke befasuar skuadrën vendase.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa Lajpcigu nuk u dorëzua për asnjë moment dhe luajti shumë mirë në 45 minutat e dyta. Kristofer Nkunku nuk gaboi në zonën kundërshtare në minutën e 57-të dhe rihapi ndeshjen.

Gol që i dha zemër Lajpcigut, që barazoi takimin nëntë minuta më vonë. Yusuf Poulsen gjeti rrjetën me një goditje nga jashtë zonës. Lajpcigu u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores dhe e gjeti atë në sekondat e fundit falë norvegjezit Aleksander Sorloth.

Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Nagelsmann, që renditet e dytë me vetëm dy pikë më pak se kampionët e Bayern Mynihut. Gara për titullin kampion në Gjermani vazhdon dhe është më emocionuese se kurrë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 20:18

Pandemia ndryshon planin e kombëtares kuqezi

TIRANE – Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futsalit 2022, Grupi 1, do të luhet në Tiranë më...

Sport 27 Shkurt 2021, 21:08

Muçi “harron” Tiranën, debuton me Legian

POLONI – Ernest Muçi realizoi sot debutimin me Legia Varshavën në kampionatin polak. Sulmuesi i Shpresave u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë të sfi...

Sport 27 Shkurt 2021, 11:45

SPANJË-Ish presidenti i Barcelonës dhe njëkohësisht kandidati kryesor për të rimarrë drejtimin e katalanëve në zgjedhjet e marsit, Joan Laporta u ndal të f...