Aktualitet

Ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit të djeshëm në Durrës, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Shkurt 2021, 08:39 Nga DOSJA
Ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit të djeshëm

DURRËS-Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në Sukt.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për të miturin F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

Në flagrancë është arrestuar drejtuesi i  mjetit  tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete 16 vjecari nderron jete 16 vjecari

Sondazh

Poll