Politike

‘Do mbrojmë dhe kthejmë në normalitet vendin’/ Mesazhi i Kryemadhit: Ne e mbajmë fjalën, Shqipëria shtëpia ju

28 Shkurt 2021, 07:53 Nga DOSJA
‘Do mbrojmë dhe kthejmë në normalitet vendin’/

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë me qytetarët pikat e partisë së saj për zgjedhjet e 25 prillit.

Në videomesazhin e saj Kryemadhi thekson se shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti. Duke evidentuar disa nga pikat ku do të fokusohet puna e LSI-së, Kryemadhi thekson se kjo forcë politike e mban fjalën dhe se Shqipëria është e shqiptarëve.

“Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike , me fushat, detin  e ajrin si askush tjetër.  Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin. Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm. Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak. Do të reformojmë standardet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët. Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën!  Shqipëria shtëpia juaj! ”, shkruan Kryemadhi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll