Politike

‘Do jetë më e bukura’/ Rama nxjerr videon nga lagjia e Fushë Krujës: Jo për të pasurit, po për njerëzit e zakonshëm

28 Shkurt 2021, 07:46 Nga DOSJA
‘Do jetë më e bukura’/ Rama nxjerr videon nga lagjia e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga lagjia e re e Fushë Krujës.

Rama shkruan se ajo nuk do i përkasë të pasurve por njerëzve të zakonshëm të këtij vendi të cilët humbën gjithçka 15 muaj më parë me goditjen e tragjike të tërmetit, por nuk u lanë kurrë vetëm.

POSTIMI:

“Mirëmëngjes dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të dielë të qetë”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll