Politike

Këlliçi takim me gratë në Kombinat: Nuk ka transparencë për projektin që kalon mbi shtëpitë e tyre, duhet të bëhemi b

27 Shkurt 2021, 22:01 Nga DOSJA
Këlliçi takim me gratë në Kombinat: Nuk ka

TIRANË- Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi është takuar ditën e  sotme me gratë e Kombinatit, duke theksuar se për projektin që kalon mbi shtëpitë e tyre nuk ka transparencë.

Teksa i ka shpjeguar planin e PD për të rimëkëmbur vendin, Këlliçi thotë që Shqipëria të fitojë më 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë.

Postimi i plotë:  

I nderuar që isha pjesë e diskutimit me zonjat në Kombinat.

Projekti “Kombinart” kalon mbi shtëpitë e tyre, prandaj janë të shqetësuara se ç’do të ndodhë me to. Transparencë nuk ka. Papunësia është shumë e madhe në Kombinat. Për të shpënë fëmijët në shkollë duhen çizme llastiku. Rrugët janë copë-copë. Pata mundësinë të flisja për programin e PD dhe gjithë angazhimin tonë për të rimëkëmbur vendin. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë që Shqipëria të fitojë më 25 prill. Zonjat e njohin mirë realitetin ekonomik të vendit, sepse shohin çdo ditë në shtëpitë e tyre sa para hyjnë e sa dalin. E  shohin kur bëjnë pazar, kur blejnë ushqime e veshmbathje se sa vështirë është të jetosh në këto kushte. Luga bosh e propagandës nuk ushqen askënd.

Është koha të bëjmë ndryshimin!

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bleind kellici bleind kellici

Sondazh

Poll