Politike

“Nuk e bëj vaksinën”, Berisha rrëfen betimin që bëri kur dha dorëheqjen si kryetar i PD, tregon se ku mund të kandido

27 Shkurt 2021, 21:51 Nga DOSJA
“Nuk e bëj vaksinën”, Berisha rrëfen betimin që

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kur është dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike, është betuar se do të jetë gjithmonë pjesë e saj. I ftuar në Oranews, Berisha ka thënë se për zgjedhjet e 25 prillit mund të caktohet në zonën e Kavajës, aty ku ka kandiduar gjithmonë. I pyetur nëse do e bëjë vaksinën kur t’i vijë radha, përgjigja e Berishës ishte negative, pasi tha se do t’ua lërë radhën mjekëve dhe infermierëve.

“Lulzim Basha nuk ka batuta, nuk ka sharje dhe nuk ka mashtrime siç i ka Edi Rama. PD ka një program dhe jam i bindur që do t’i qëndrojë besnik atij programi. Unë jam dorëhequr duke u betuar se edhe një po mbeti në PD, i dyti do të jem unë. Do të jem deputet aty ku do të caktohem, por e them se PD dhe qytetarët e Kavajës janë një binom i padnarë, kështu që unë do caktohem në Kavajë apo jo, respekti im për Kavajën dhe qytetarët e saj nuk lëkundet kurrë. Absolutisht jo. Është një tragjedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. Vaksinën duhet ta bëjnë në fillim mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, u shpreh ish-kryeministri.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll