Politike

Berisha akuza ndaj Ramws: Ka 200 milionë euro në “off-shore”, mandati i tretë i tij është në qeli

27 Shkurt 2021, 21:57 Nga DOSJA
Berisha akuza ndaj Ramws: Ka 200 milionë euro në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se në 8 vite ka 16-fishuar pasurinë e tij. I ftuar  në Oranews, Berisha ka komentuar edhe mandatin e tretë të Edi Ramës, duke thënë se ky i fundit mandatin e tretë do e ketë në qelinë e burgut, pasi nuk mund të shpëtojë pas asaj që i ka bërë vendit.

“Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij. Janë të dhëna që janë publikuar para disa ditësh nga BIRN. 16-herë janë rritur pasuritë e Edvin Hajdutit në 8 vite. Këtu nuk përfshihet pallati në pajë i Linda Ramës që nuk ka një faturë të vetme bankare ndërtimi, doganash dhe tatimesh. Duket sikur është parashutuar nga qielli. Nuk llogariten në këtë pasuri 200 milionë euro, që Organizata e Sigurisë Evropiane në Shqipëri e ka akuzuar Ramës se i ka fshehur off-shore. Këto nuk janë. Janë vetëm ato që janë në ILKDP. Ky zotëri që është bërë milion, ka deklaruar në vitin 2009 vetëm 2900 euro. Mandati i tretë i Edi Ramës është në qeli. Edi Rama së bashku me bandën e tij të bëhet gati pas 25 prillit sepse nuk mund të shpëtojë pas atyre që i ka bërë vendit. Ju e patë edhe sondazhin se si e nxori me këpucë të kuqe”, u shpreh ish-kryeministri .

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll