Politike

Futi mësuesen e vdekur në listën e kanditatëve për deputetë/ Gjuzi: Ka qenë lapsus administrativ, është korrektuar. Pse

27 Shkurt 2021, 19:42 Nga DOSJA
Futi mësuesen e vdekur në listën e kanditatëve për

TIRANË-  Deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i partisë Konservatore, ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë , ku kishte përfshirë dhe mësuesen Perika Xhuli, e cila ka ndërruar jetë katër muaj më parë.

Në një prononcim për Abcnews, Gjuzi shprehet se ishte lapsus i stafit, pasi lista e një viti më parë nuk ishte rifreskuar, ndërkohë shton se lista tashmë është korrektuar.

“Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar. Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë…por në momentin që e vura re e hoqa. Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë” tha ai.

Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ditën e djeshme ka bërë publike listën me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit që do garojnë nën logon e tij, ku ka përfshirë dhe emrin e mësueses.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi kujtim gjuzi

Sondazh

Poll