Sport

Brdariç: “Situata nuk është e mirë për ne, Tirana luajti shumë mirë”

27 Shkurt 2021, 14:52 Nga DOSJA
Brdariç: “Situata nuk është e mirë për ne,

SHKODER – Vllaznia u mposht ditën e sotme nga Tirana në shtëpi, në një ndeshje ku shkodranët nuk u shfaqën shumë kërkues, ashtu siç i kemi parë herët e tjera. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç u shpreh se Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi mundësitë që kishte.

“Problemi në ndeshjen e sotme, ishte që pas golit të shënuar ne e pësuam direkt dhe kjo na i ndërlikoi situatën. Ne dëshironim ta fitonim ndeshjen e sotme. Situata nuk është e mirë për ne. Ne jemi një ekip, me 11 lojtarë në fushë dhe mund të bënim edhe ndryshime, por Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi maksimalisht mundësitë e tyre.

Kur humbet ndeshjen, asnjëherë nuk është mirë. Ë njëjta gjë edhe sot. Ne jemi në një fazë të kampionatit. Duhet ta analizojmë humbjen e sotme dhe të përpiqemi të rregullojmë gjithçka në të ardhmen. 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit? Këtu nuk flet askush për titullin, pasi një sezon më parë ishin për mbijetesë dhe tani shumë shpejt jemi në krye të renditjes. Unë nuk do i kritikoj lojtarët e mi,”- tha Brdariç.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 20:18

Pandemia ndryshon planin e kombëtares kuqezi

TIRANE – Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futsalit 2022, Grupi 1, do të luhet në Tiranë më...

Sport 27 Shkurt 2021, 21:08

Muçi “harron” Tiranën, debuton me Legian

POLONI – Ernest Muçi realizoi sot debutimin me Legia Varshavën në kampionatin polak. Sulmuesi i Shpresave u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë të sfi...

Sport 27 Shkurt 2021, 11:45

SPANJË-Ish presidenti i Barcelonës dhe njëkohësisht kandidati kryesor për të rimarrë drejtimin e katalanëve në zgjedhjet e marsit, Joan Laporta u ndal të f...