Sport

Partizani-Laçi dhurojnë futboll dhe spektakël, por ndalen në barazim

27 Shkurt 2021, 20:35 Nga DOSJA
Partizani-Laçi dhurojnë futboll dhe spektakël, por ndalen

ELBASAN – Partizani nuk arriti dot të përfitonte nga humbja e Vllaznisë për t’u afruar edhe me shumë më kreun. Të kuqtë nuk shkuan më shumë sesa një barazim 1-1 përballë Laçit në “Elbasan Arena”. Duele të shumta dhe futboll cilësor, por në fund asnjëra prej skaudrave nuk arriti dot të festonte.

Një pjesë e parë tepër ritmike, me Laçin qe në menyrë të vazhdueshme i shkoi shumë pranë golit te epërsisë. Sidoqoftë në sekondat e fundit të pjesës së parë, të kuqtë shtojnë dozat e presingut. Në të 45-tën, Çinari ja del mbanë të çojë në avantazh kryeqytetasit, pas asistit të Hakajt.

Me fillimin e pjesës së dytë, për Laçin ishte Regi Lushkja që provoi të barazonte rezultatin me një gjuajtje qëndrore nga distanca, por Hoxha kontrolloi pa probleme topin. Kurbinasit nuk dorëzohen dhe përpjekjet e tyre do të konkretizoheshin në të 64-tën. Harkim i Turkaj me kokë Harmon ia del të mposhte gardianin Alban Hoxha.

Minutat kalojnë skuadrat krahas dëshirës për të finalizuar, tregojnë edhe një kujdes maksimal në prapavijë. Ne sekondat e fundit të sfidës të kuqtë provuan ta mbyllnin sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, por fati nuk është në krahun e Partizanit.

Nga një pikë për Partiaznin dhe Laçin, distanca me kreun ngushtohet ndjeshëm, teska gara për titull sa vjen e bëhet edhe më interesante.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 21:08

Muçi “harron” Tiranën, debuton me Legian

POLONI – Ernest Muçi realizoi sot debutimin me Legia Varshavën në kampionatin polak. Sulmuesi i Shpresave u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë të sfi...

Sport 27 Shkurt 2021, 11:45

SPANJË-Ish presidenti i Barcelonës dhe njëkohësisht kandidati kryesor për të rimarrë drejtimin e katalanëve në zgjedhjet e marsit, Joan Laporta u ndal të f...