Sport

Pandemia ndryshon planin e kombëtares kuqezi

27 Shkurt 2021, 20:18 Nga DOSJA
Pandemia ndryshon planin e kombëtares kuqezi

TIRANE – Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futsalit 2022, Grupi 1, do të luhet në Tiranë më 4 mars 2021, ora 13:00 në sallën e Parkun Olimpik.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se vendimi për ta luajtur edhe këtë ndeshje në kryeqytetin shqiptar është marrë pas konsultave të vazhdueshme mes Federatës Shqiptare të Futbollit, Federatës Daneze të Futbollit dhe UEFA-s.

Ndeshja fillimisht ishte parashikuar të luhej më datë 7 mars 2021, ora 15:00 në “Spar Nord Arena Slagelse” të Danimarkës, por tashmë është spostuar dhe do të luhet në Shqipëri.

Vendimi për këtë ndryshim të kalendarit u mor për shkak të masave kufizuese të përcaktuara nga autoritetet shtetërore daneze për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si edhe karantinës së detyruar për të gjithë personat që hyjnë në Danimarkë.

Në këto kushte organizimi i ndeshjes në Danimarkë përballej me shumë vështirësi dhe pas diskutimeve u ra dakord që edhe ndeshja e kthimit të luhet në Tiranë.

Ndërkaq, ndeshja e parë e eliminatoreve të Euro 2022 Futsal mes Shqipërisë dhe Danimarkës do të luhet sipas programit paraprak, më datën 3 mars 2021, ora 19:00 në Parkun Olimpik të Tiranës.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 21:08

Muçi “harron” Tiranën, debuton me Legian

POLONI – Ernest Muçi realizoi sot debutimin me Legia Varshavën në kampionatin polak. Sulmuesi i Shpresave u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë të sfi...

Sport 27 Shkurt 2021, 11:45

SPANJË-Ish presidenti i Barcelonës dhe njëkohësisht kandidati kryesor për të rimarrë drejtimin e katalanëve në zgjedhjet e marsit, Joan Laporta u ndal të f...