Bota

‘Është më mirë që të arrijmë një marrëveshje’, presidenti i Meksikës, Obrador thotë se SHBA-ja ka nevojë për 60

27 Shkurt 2021, 19:31 Nga DOSJA
‘Është më mirë që të arrijmë një

MEKSIKË– Presidenti meksikan, Andrés Manuel Lopéz Obrador tha sot se SHBA-ja kanë nevojë për të paktën 600,000 punëtorë emigrantë në vit.

Lopéz Obrador tha se ai do të bënte presion për një marrëveshje për të marrë garanci ligjore për punëtorët nga Meksika dhe Amerika Qendrore kur të flasë me homologun e tij amerikan Joe Biden të Hënën.

Sipas The Guardian, ai vlerësoi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për 600,000 deri 800,000 punëtorë të tjerë në vit.

“Është më mirë të menaxhosh fluksin e emigrimit, duke e legalizuar atë për të siguruar garanci për punëtorët, në mënyrë që ata të mos rrezikojnë jetën e tyre, kështu që të drejtat e tyre të njeriut të mbrohen,”– tha Lopéz Obrador në një ngjarje publike.

Lopéz Obrador dhe Biden pritet të diskutojnë mbi emigracionin dhe rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit në një takim virtual.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andres manuel lopez obrador joe biden marredheniet shba-meksike andres manuel lopez obrador joe biden marredheniet shba-meksike

Sondazh

Poll