Bota

Qindra të burgosur arratisen nga një burg në Haitit, vdesin 25 persona që u mbajtën peng prej tyre

27 Shkurt 2021, 19:14 Nga DOSJA
Qindra të burgosur arratisen nga një burg në Haitit, vdesin 25

HAITI-Më shumë se 200 të burgosur janë arratisur nga një burg në kryeqytetit, Port-au-Prince të Haitit. Sipas BBC, autoritet kanë thënë se 25 persona kanë vdekur pas arratisjes nga burgu Croix-des-Bouquets, përfshirë dhe drejtorin.

Viktimat ishin kalimtarë të rastit të cilët u kapën u kapën me dhunë nga të burgosurit. Ndërkohë, një prej personave të arratisur, Arnel Joseph që ishte një udhëheqës i një bande, u vra disa orë pasi u arratis nga oficerët e policisë. Joseph ishte udhëheqësi i bandës më të kërkuar në Haiti para arrestimit të tij në 2019.

Detajet e arratisjes nuk janë të qarta, megjithëse fillimisht u raportua se më shumë se 400 të burgosur ishin arratisur. Dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime armësh rreth mesditës të së enjtes dhe të burgosurit u panë më pas duke vrapuar nga burgu.

Punëtorët e një dyqani rrobash aty pranë burgut kanë thënë se ata ishin detyruar t’u jepnin rroba të burgosurve të arratisur.

Burgu Croix-des-Bouquets u përurua në 2012 dhe ishte projektuar për një kapacitet maksimal prej 872 të burgosurish. Haiti, i cili është vendi më i varfër në Karaibe, është përballur me arratisje masive nga burgjeve më parë. Në 2019,  78 të burgosurit e burgut Aquin në Haitin jugor u arratisën ndërsa policia u shpërqendrua nga protestat anti-qeveritare aty pranë.

Dy vjet më parë, më shumë se 170 të burgosur u arratisën nga një burg në Arcahaie, në veri të Port-au-Prince.

(k,a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arratisja ne burgun haiti arratisja ne burgun haiti

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 17:45

FOTO: Një planet binjak me Tokën…

Shkencëtarët po ‘ndërtojnë’ një planet dixhital të njëjtë me planetin Tokë për të siguruar informacione në lidhje me motin ekstrem dhe ndryshimin e klimës.Ky “b...