Bota

Provoi të hynte në Gjermani me pasaportë të falsifikuar, policia kthehen mbrapa dhe gjobit me 900 euro shqiptarin nga Kosova

27 Shkurt 2021, 18:19 Nga DOSJA
Provoi të hynte në Gjermani me pasaportë të falsifikuar,

KOSOVË-Një person nga Kosova është gjobitur me 900 euro, pasi ka tentuar të hyjë në Gjermani me një pasaportë të falsifikuar.

Sipas Gazeta Express, Policia Federale e Gjermanisë ditën e martë ka ndalur dy persona në afërsi të Breitenau, ata ishin nisur nga Republika Çeke me një Audi të regjistruar si  gjerman.

Shoferi, një 47-vjeçar nga Serbia, iu tregoi policëve gjatë inspektimit një pasaportë franceze dhe një pasaportë serbe. Ndërsa pasagjeri i tij 38 vjeç, u identifikua me një pasaportë kroate. Pas kontrollit të këtij dokumenti, lindi dyshimi për falsifikim.

Policia zhvilloi kontrolle dhe zbuloi në bagazhet e makinës një letërnjoftim kosovar që ishte në emrin e tij. Kjo çoi në dyshimin e falsifikimit dhe hyrjes së paautorizuar në Gjermani.

Si rezultat, ndaj shoferit u ngrit kallëzimi penal nën dyshimin për ndihmë dhe mbështetje të hyrjes së paautorizuar dhe u detyrua të kthehej në Republikën Çeke, prej nga kishte provuar të hynte në Gjermani. Ndërsa, për shqiptarin nga Kosova që ishte në makinë, u vendos një gjobë prej 900 eurosh.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosovari me pasport falso ne gjermani kosovari me pasport falso ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 17:45

FOTO: Një planet binjak me Tokën…

Shkencëtarët po ‘ndërtojnë’ një planet dixhital të njëjtë me planetin Tokë për të siguruar informacione në lidhje me motin ekstrem dhe ndryshimin e klimës.Ky “b...