Bota

Vendosi flamurin shqiptar në Preshevë, Serbia ngre padi ndaj Ragmi Mustafës

27 Shkurt 2021, 18:34 Nga DOSJA
Vendosi flamurin shqiptar në Preshevë, Serbia ngre padi ndaj Ragmi

KOSOVË-Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka njoftuar se ditën e djeshme ka pranuar ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, kundër ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se është thirrur pasi për veprimin e tij akuzohet se ka kryer një vepër penale.

“Dje, pranova ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020. Si herave të tjera, akuzohem për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar. Kjo padi ndaj meje ngritet pasi që kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve. Aktvendimi i fundit i Gjykatës së Lartë që ‘legalizoi’ institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, si dhe përndjekjet ligjore që pasuan pas padisë sime ndaj Ministrit të Policisë Vulin, dëshmojnë motivet politike të sistemit gjyqësor e prokurorial në Serbi. Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë presionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka ftuar Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Evropian që të që të reagojnë ndaj, siç i quan ai, pushtetit autoritar dhe anti-minoritar në Beograd.

“Uroj që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi. Duke mos u zbrapsur politikisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën ligjore, deri në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“EDHE NJË PADI PËR FLAMURIN KOMBÊTAR SHQIPTAR – BE, SHBA DHE OSBE TË MOS I MBYLLIN SYTË NDAJ PRESIONIT TË PUSHTETIT AUTORITAR DHE ANTI-MINORITAR NË BEOGRADDje, pranova ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020. Si herave të tjera, akuzohem për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”. Kjo padi ndaj meje ngritet pasiqë kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve. Aktvendimi i fundit i Gjykatës së Lartë që ‘legalizoi’ institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, si dhe përndjekjet ligjore që pasuan pas padisë sime ndaj Ministrit të Policisë Vulin, dëshmojnë motivet politike të sistemit gjyqësor e prokurorial në Serbi. Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë presionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginën e Preshevës. Ftoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Evropian që mos t’i mbyllin sytë ndaj pushtetit autoritar dhe anti-minoritar në Beograd.Uroj që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi. Duke mos u zbrapsur politikisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën ligjore, deri në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg,”-ka shkuar ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ragmi mustafa ragmi mustafa

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 17:45

FOTO: Një planet binjak me Tokën…

Shkencëtarët po ‘ndërtojnë’ një planet dixhital të njëjtë me planetin Tokë për të siguruar informacione në lidhje me motin ekstrem dhe ndryshimin e klimës.Ky “b...