Bota

Operacioni i policisë së Kosovës/ Prokuroria ka të dhëna audio dhe video: Fermerët janë detyruar të japin 30 mijë euro

27 Shkurt 2021, 19:26 Nga DOSJA
Operacioni i policisë së Kosovës/ Prokuroria ka të

KOSOVË-Në dosjen e prokurorisë për të arrestuarit në operacionin e policisë së Kosovës “Subvencionet 2021″, ka dëshmi me audio dhe video se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë euro për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas RTK, po ashtu në kërkesën e prokurorisë, ka prova të qarta se fermerëve iu kërkohej ryshfet për të marrë subvencione nga Ministria e Bujqësisë, pa plotësuar kriteret, ndërsa ata që i plotësonin refuzoheshin.

Po ashtu, në material, mësohet se të dyshuarit bënin plane që të vazhdonin të përfitonin edhe në vitin 2021, një shumë prej 25 mijë euro për secilin aplikues.

Nëntë prej njëmbëdhjetë të dyshuarve do të qëndrojnë në paraburgim. Ndërsa, dy të tjerët në arrest shtëpie.

Nga operacioni i realizuar më 24 shkurt, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe është liruar më pas. Operacioni policor ndodhi për shkak të dyshimeve se zyrtarë kanë shkelur detyrën dhe kanë marrë ryshfete.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora operacioni i policise se kosoves operacioni i policise se kosoves

Sondazh

Poll