Bota

Erdogan nën kritika të forta për organizimet e tubimeve politike, në zonat e mbajtura janë shumëfishuar rastet e reja me k

27 Shkurt 2021, 18:51 Nga DOSJA
Erdogan nën kritika të forta për organizimet e tubimeve politike,

TURQI– Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Turqi është përfshirë nga polemikat pas mbajtjes së tubimeve politike në zonën e Detit të Zi, ku vendasit po përballen me një numër në rritje të rasteve të koronavirusit.

Sipas The Guardian, AK-ja, me prezencë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ka mbajtur një numër të lartë tubimesh në të gjithë vendin javët e fundit. Provincat e Detit të Zi, Trabzon, Giresun dhe Ordu kanë regjistruar disa nga shifrat më të larta javore të infeksionit, me ekspertë mjekësorë që lidhin rritjen e rasteve me tubimet.

Sinan Adiyaman, një anëtar i bordit monitorues të Shoqatës Mjekësore Turke Covid-19, i tha medias: “Numri i rasteve po rritet kudo ku qeveria po mban kongrese.”

“Ata gjithashtu mbajtën një kongres në qytetin mesdhetar Mersin dhe numri i rasteve u rrit gjithashtu atje. Ky është gjithashtu rasti në provincat e Detit të Zi sepse mijëra njerëz marrin pjesë në këto kongrese. ”– përfundoi ai.

Adiyaman tha se qeveria po shpërfill rekomandimet kombëtare dhe globale të shëndetit.

Turqia ka raportuar 31,709 raste të reja dhe 336 të vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në total mbi 2,6 milion tasre pozitive dhe 28 mijë jetë të humbura.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 114 milion raste të reja dhe gati 2.5 milion të vdekur

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi rexhep taip erdogan koronavirusi ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 17:45

FOTO: Një planet binjak me Tokën…

Shkencëtarët po ‘ndërtojnë’ një planet dixhital të njëjtë me planetin Tokë për të siguruar informacione në lidhje me motin ekstrem dhe ndryshimin e klimës.Ky “b...