Bota

Covid-19/ Brazili po përballet me një valë të katërt të pandemisë, OBSH: Kjo është një tragjedi, pandemia nuk ka mbaru

27 Shkurt 2021, 18:01 Nga DOSJA
Covid-19/ Brazili po përballet me një valë të katërt

BRAZIL– Brazili po përballet me një valë të katërt të Covid-19. Sipas mediave të huaja kjo është konfirmuar nga Mike Ryan, drejtori i urgjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Brazili tani po përballet me një tragjedi. Kjo është periudha e katërt e emergjencës në më pak se një vit,”-ka thënë ai.

Po ashtu, Ryan ka theksuar se Brazili ka mjete të mira shëndetësore, por nuk është e lehtë pasi i gjithë vendi është ‘pushtuar nga pandemia.

Brazili ka shumë objekte të jashtëzakonshme të shëndetit publik. Unë besoj se vendi di çfarë të bëjë dhe shumë shtete po përpiqen të zbatojnë masat më të mira. Por nuk është e lehtë pasi nuk ka një pjesë të vendit që nuk është prekur seriozisht nga pandemi “, shpjegoi ai.

Gjithashtu, sipas tij pandemia nuk ka mbarur dhe se çdo neglizhencë mund të jetë e rrezikshme.

“Trendi në rritje i vdekjeve dhe infeksioneve “duhet të jetë një paralajmërim për të gjithë botën, pandemia nuk ka mbaruar dhe çdo relaksim është i rrezikshëm”, shtoi ekzekutivi i OBSH-së,”-ka thënë ai. 

Që prej fillimit të pandemisë në Brazil janë shënuar 10,457,794 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 252,988 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brazil covid-19 ne brazil mike ryan brazil covid-19 ne brazil mike ryan

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 17:45

FOTO: Një planet binjak me Tokën…

Shkencëtarët po ‘ndërtojnë’ një planet dixhital të njëjtë me planetin Tokë për të siguruar informacione në lidhje me motin ekstrem dhe ndryshimin e klimës.Ky “b...