Bota

FOTO/Rriten temperaturat, britanikët shkelin rregullat anti-Covid, popullojnë parqet dhe plazhet

27 Shkurt 2021, 17:39 Nga DOSJA
FOTO/Rriten temperaturat, britanikët shkelin rregullat anti-Covid,

ANGLI– Britanikët, ditën e sotme kanë populluar parqet dhe plazhet, të nxitur nga temperatura që ka shënuar 12 grad.

Sipas TheSun, pavarësisht paralajmërimeve për bllokimi njerëzit janë parë të dalin nëpër parqe shëtitje, madje dhe nëpër plazhe. Ata janë fotografuar të ulur në grupe me më shumë se tre persona duke thyer kufizimet aktuale të bllokimit në vend.

Zyrtarët shëndetësorë kanë nxitur njerëzit që të vazhdojnë të ndjekin urdhrin të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos tundohen nga moti i mirë.

Thyerja e masave vjen një ditë pasi deputeti lokal Ben Bradshaw bëri thirrje që kufizimet të hiqen më herët në jugperëndim për shkak të niveleve të reduktuara të infeksioneve Covid-19.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,163,085 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 122,415 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britaniket thyejn masat anti-covid britaniket thyejn masat anti-covid

Sondazh

Poll