Bota

Po përgatitej për të marrë pjesë në një “luftë gjelash”, burri në Indi vdes nga thika në këmbën e shpend

27 Shkurt 2021, 17:15 Nga DOSJA
Po përgatitej për të marrë pjesë në një

INDI-Një burrë në Indi ka humbur jetën, pasi është goditur me thikë nga gjeli i tij, i cili ishte përgatitur për të marrë pjesë në një “luftë gjelash”. Sipas BBC, burri, i cili ishte dhe pronari i gjelit, u godit me thikë në momentin që shpendi po mundohej të shpëtonte.

Burri vdiq gjatë rrugës për në spital nga humbja e gjakut. Ndërkohë policia po kërkon të gjejë 15 persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen, e cila ndodhi në fshatin Lothunur në shtetin Telangana në fillim të kësaj jave.

Gjeli u mbajt në një stacion policie para se të transferohej në një fermë. Policia tha se shpendi ishte duke u përgatitur për të marrë pjesë në një përleshje dhe po përpiqej të shpëtonte.

Pronari i saj u përpoq ta kapte, por u godit nga thika me gjatësi 7 cm (tre inç) në këmbën e kafshës gjatë luftës. Luftimi i gjelave u bë i paligjshëm në Indi në 1960,  por ato ende zhvillohen në zonat rurale të tilla si Telangana.

Nuk është hera e parë që një pronar vritet nga gjeli i tij. Vitin e kaluar një burrë në Andhra Pradesh vdiq pasi u godit në qafë nga një teh e bashkangjitur tek gjeli i tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota burri ne indi vritet nga gjeli burri ne indi vritet nga gjeli

Sondazh

Poll