Bota

Erdogan i shkruan letër Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

27 Shkurt 2021, 17:00 Nga DOSJA

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se në tavolinën e bisedimeve do të ketë edhe hapjen e  Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Sipas Gazeta Express, në lidhje me këtë vendim ka reaguar dhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Në letrën e tij të urimit drejtuar Kurtit për fitoren ai ka shkuar se mirëpret qëndrimet e partisë së tij, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem. Po ashtu Erdogani ka thënë se po të shmangej një hap i tillë do të ishte më e dobishme.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj  se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij

Letra e plotë: 

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albin kurti erdogani i shkruan kurtit izrael kosove marreveshja izrael-kosove albin kurti erdogani i shkruan kurtit izrael kosove marreveshja izrael-kosove

Sondazh

Poll