Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Zëdhënësi i KQZ-së Elezi: Nesër pritet të fillojë numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kus

27 Shkurt 2021, 14:27 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Zëdhënësi i KQZ-së Elezi:

KOSOVË-Procesi i vlerësimit dhe verifikimit të votave që kanë ardhur nga jashtë vendit në Kosovë ka përfunduar. Sipas Gazeta Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se nesër pritet të fillojë procesi i numrit të votave të ardhura përmes postës, së bashku me ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Po punojmë shumë që nesër gjatë ditës të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postë”, ka thënë Elezi.

Gjithashtu, Elezi ka bërë të ditur se gjatë procesit të vlerësimit dhe verifikimit të votave të ardhura përmes postës, janë refuzuar 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime.

“Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së të premtën në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Sipas të dhënave preliminare, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe. Këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotime nga jashtë vendit të cilat do të numërohen këtu në QNR,“-ka thënë ai.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vladimir elezi zgjedhjet ne kosove vladimir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2021, 14:19

BOTË-Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin...

Bota 27 Shkurt 2021, 12:00

Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Qindra vajza janë zhdukur, që prej se një grup i madh i personave të armatosur, hyri në një shkollë në veri të Nigerisë, njoftuan autoritetet. Ngjarja ndodhi në...

Bota 27 Shkurt 2021, 11:48

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës?

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton korona...