Aktualitet

27 Shkurt 2021, 10:21 Nga DOSJA

TIRANË– Silva Bino ka folur nga qyteti i Korçës në lidhje me procesin e vaksinimit të bluzave të bardha, që sot ka nisur edhe në këtë qark. Në një prononcim për mediat, Bino tha se brenda dy ditëve do të vaksinohen 500 bluza të bardha në Korçë, ndërkohë që më pas do të kalohet tek vaksinimi i të gjithë qytetarëve që kanë kaluar moshën 80 vjeç.

Përsa u përket shtrëngimit të masave, Bino u shpreh se gjithçka do të bëhet në varësi të situatës dhe në varësi të sjelljes së qytetarëve, të cilët duhet të respektojnë masat e vëna deri më tani. E pyetur se kur do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit, Bino tha se kjo do të bëhet pas mbarimit të zinxhirit të rrezikuar. 

“Sot nisi vaksinimi për të gjithë Prefekturën e Korçës. Do të vaksinohen mjekët, infermierët sanitaret, mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes. Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina që po aplikohet është Pfizer, ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër. Nuk kemi pasur raste të efekteve anësore të personave që kanë vaksinuar. Në dy ditët e para në Korçë do vaksionohen rreth 500 bluza të bardha dhe në vazhdim do të ecet sipas planeve 5 ditore. Vaksinimi masiv do të fillojë pas vaksinimit të kategorive në risk. Shtrëngimi i masave do të jetë në varësi të situatës dhe vendoset nga komiteti. E rëndësishme është që filloi procesi i vaksinimit. Por qytetarët duhet të respektojnë masat,”- tha Bino.

Sot nisi vaksinimi i bluzave të bardha në Korçë. Sot pritet që të injektohen 150 mjekë e infermierë, ndërsa në total, në këtë qark, pritet të vaksinohen 1000 bluza të bardha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinim silva bino vaksinimi i bluzave te bardha ne korce shqiperia nis vaksinim silva bino vaksinimi i bluzave te bardha ne korce

Sondazh

Poll