Aktualitet

Nis edhe në Korçë/ Vaksinohen 150 bluza të bardha të spitalit të Korçës, Silva Bino: Për dy ditë vaksinojmë 500 të t

27 Shkurt 2021, 09:40 Nga DOSJA
Nis edhe në Korçë/ Vaksinohen 150 bluza të bardha të

KORÇË– Procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në qytetin e Korçës ka nisur sot. Dosja.al ka mësuar se është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët, të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid-19, e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

Sot, në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe të qendrave shëndetësore. Gjithsej në këtë qark, pritet të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha. Procesi i vaksinimit po kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve. E para që është vaksinuar ka qenë infermierja Zyljana Muhaxhiri.


Silva Bino tha se brenda dy ditëve do të vaksinohen 500 bluza të bardha në Korçë, ndërkohë që më pas do të kalohet tek vaksinimi i të gjithë qytetarëve që kanë kaluar moshën 80 vjeç. Përsa u përket shtrëngimit të masave, Bino u shpreh se gjithçka do të bëhet në varësi të situatës dhe në varësi të sjelljes së qytetarëve, të cilët duhet të respektojnë masat e vëna deri më tani.

E pyetur se kur do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit, Bino tha se kjo do të bëhet pas mbarimit të zinxhirit të rrezikuar. 

Vaksinimi i bluzave të bardha ka përfunduar në qarkun e Shkodrës, ndërsa vijon ende në Tiranë, Vlorë e Fier. Gjithashtu janë vaksinuar disa personalitete të moshës mbi 80 vjeç, e disa të tjerë të moshuar, që jetojnë në azile. Në total në Shqipëri janë vaksinuar 11,136 persona kanë marrën dozën e parë të vaksinës antivCOVID nga Pfizer.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin vaksinimi i bluzave te bardha ne korce shqiperia nis vaksinimin vaksinimi i bluzave te bardha ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 06:17

Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Mali...