Aktualitet

Ministria e Brendshme: Ejani, rinovoni kartat e identitetit, jemi hapur edhe të shtunën

27 Shkurt 2021, 08:45 Nga DOSJA
Ministria e Brendshme: Ejani, rinovoni kartat e identitetit, jemi hapur edhe

TIRANË– Ministria e Brendshme u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të aplikojnë për rinovimin e kartave të identitetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria shkruan se zyrat e tyre janë të hapura edhe sot, që është ditë e shtunë, në mënyrë që të gjithë qytetarët që u ka skaduar karta e identitetit, të shkojnë ta rinovojnë atë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021. MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kartat e identitetit ministria e brendshme kartat e identitetit ministria e brendshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 06:17

Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Mali...