Aktualitet

Reja afrikane pushton Shqipërinë, ‘qorrohen’ Fieri, Korça dhe Pogradeci, pritet të rriten temperaturat, ARRSH-ja: Kujdes

27 Shkurt 2021, 07:22 Nga DOSJA
Reja afrikane pushton Shqipërinë, ‘qorrohen’ Fieri,

SHQIPËRI– Shqipëria është pushtuar nga ‘reja e madhe afrikane’. Siç edhe u parashikua një javë më parë, qytete si Fieri, Korça e Pogradeci janë nën pushtimin e mjegullës së dendur, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.

Reja e madhe e pluhurit nga shkretëtirat zbriti Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke qenë se qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore ndikuan edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Fieri, Korça, Pogradeci dhe disa akse nacionale në këto zona janë mbuluar nga mjegulla e dendur. Shikimi është mjaft i kufizuar në këto dy qytete dhe rrethinat e tyre, e për këto arsye këshillohet që drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë me shpejtësi të kufizuar. 

Në ditët në vijim pritet të ketë edhe prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave në orët e mëngjesit, ndërsa temperaturat do të shkojnë nga 14 gradë celsius në zonat malore, në 19 gradë celsius në zonat bregdetare. Nga ana tjetwr, ARRSH-ja ka lajmëruar drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes në disa akse rrugore, pasi për shkak të resë afrikane, është bërë mjaft i vështirë qarkullimi. Konkretisht ARRSH-ja shkruan se duhet bërë kujdes në Fushë Krujë, Krujë, Laç, Milot dhe Patok.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet reja afrikane ne shqiperi shqiperi reja afrikane ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 06:17

Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Mali...